Nëna e re mahnit internetin me masën gjigante të binjakeve të saj (fotot)

11/10/2021 21:43

22 vjeçarja trupvogël Alexis LaRue, thotë se dy vajzat e saj binjake po bëhen objekt talljesh për peshën e tyre, pasi videot e tyre marrin miliona shikime në rrjetet sociale.

Nëna e re nxiste njerëzit të tregoheshin “të sjellshëm” pasi e akuzojne se po i ushqen së tepërmi  binjaket e saj që tashmë peshojnë 9.5 kg secila.

Video e Aeksis u bë virale në rrjet kur nëna trupvogël shihej që mbante binjaket e stërmëdha. Shumë njerëz i uronin atyre shëndet sa më të mirë, por të tjerë vinin në lojë mospërputhjen e Camila e Elena me nënën e tyre.

Menjëherë pas lindjes nëna nisi të postonte video të tyre në rrjetin  TikTok, por disa nga komentet ishin ‘jo shumë të sjellshme’.

Disa prej komenteve tallëse thonin: “Ato janë fëmijë tetë vjeçarë” ose “Po t’i vendosësh njëra mbi tjetrën do të ishin më të gjata se ty”.

Por dy binjaket e saj të çmuara po rriten shumë shpejt, saqë kanë thuajse trefishuar peshën e tyre.

Nëna thotë se është detyruar të postojë një video duke i peshuar vajzat për të provuar se nuk po gënjen me pamjen e tyre.

“Unë vetë nuk e kuptoja se bebet e mia janë të shëndosha, deri sa nisa të lexoj komentet. Më akuzojnë shumë se i ushqej tepër, por nuk e di sesi mund të ushqehet një bebe më shumë se ç’duhet”.

Nëna trupvogël peshonte vetë vetëm 49kg kur mbeti shtatzënë, por në javën e 38 të shtatzanisë ajo kishte arritur në rekordin prej 82kg.

Ajo lindi në mars Camila e Elena disa minuta njëra pas tjetrës.

Alexis thotë se i fejuari i saj Leo Mejia, u lumturuan kur zbuluan për shtatzaninë.

“Një nga qëllimet e jetës time ka qenë të bëhem nënë kështu që u emocionova shumë që ëndrra po më realizohej. Në familjet tona nuk ka pasur binjakë dhe unë u shokova kur e mësova”.

Ndërkohë Camila e Elena po thyejnë shumë rekorde duke u bërë binjaket më të ndjekura në video.

Alexis thotë se bebet e saj janë të shëndetshme dhe plot karakter.

“Doktori më ka thënë të mos shqetësohem për masën e tyre të madhe, thjesht ato rriten shpejt. Bebet janë gjithmonë ndryshe nga njëra-tjetra”.

FOTO GALERI
4/9
Alexis thotë se i fejuari i saj Leo Mejia, u lumturuan kur zbuluan për shtatzaninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA