100 milionë dollarë të shpenzuara fshehurazi nga Mbreti Abdullah i II-të i Jordanisë me shtëpi luksoze në pjesë të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës; një super vile me pamje nga deti ne Monako në emër të një gruaje ruse e cila fitoi papritur pasuri marramendëse pasi lindi, siç thuhet, një fëmijë nga shefi i Kremlinit, Vladimit Putin; një kryeministër si ai cek, Andrej Babis, që e portretizonte veten si luftëtar të paepur kundër biznesit jotransparent të offshoreve, por rezultoi dhe vetë me llogari në parajsat fiskale jashtë vendit.
Po, Pandora`s Papers shkaktuan një tërmet të vërtetë nëpër botë. Gjetjet e Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues ekspozuan mënyrën sesi elitat dhe të korruptuarit përdorën llogari bankare jashtë vendeve të tyre për të mbrojtur pasuritë nga taksat ose për të fshehur fitimet nga veprime të parregullta.
Emrat e 100 miliarderëve, 30 liderëve botërorë dhe 300 zyrtarëve publikë në mbarë globin ishin skanimi më konkret i bërë shtrirjes së operacioneve sekrete offshore që kanë prekur politikat financiare globale. Kishte aty ministra financa nga Holanda në Pakistan, ish kryeministra e president e kompani të mëdha, një provë tjetër e dhimbshme e faktit se pyetja: a është e mundur një botë më e barabartë- duket e destinuar të mbetet retorike.
Top Channel