Selenicë/ 64-vjeçari gjendet pa shenja jete në një parcelë toke, dyshohet se kishte probleme me zemrën
09/10/2021 14:15
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Hysoverdh në Bashkinë e Selenicës.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se ishte një çoban që u gjet në një parcelë toke.
64-vjeçari mendohet se kishte probleme me zemrën, ndaj dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Top Channel