Ndërkohë që në studio po komentohej sjellja e vëllait të Toles, i cili që prej fillimit të emisionit ka zgjedhur të mos i flasë motrës së tij, për shkak se ka qenë kundër hyrjes së saj, një sjellje e Adës habiti konkurrentët.

Ajo doli duke qarë nga studio, ndërsa askush nuk e kuptoi se çfarë i ndodhi. Pasi u qetësua Ada u rikthye në studio dhe zbuloi se ka shumë kohë që nuk komunikon me vëllain e saj, i cili gjithashtu ndodhet larg.

“Unë akoma nuk kam komunikim me vëllain, kam shumë kohë pa  e parë, e kam edhe larg. Kur Arjani e përmendi nuk po duroja dot më. Akoma nuk po duroj dot më”, tha Ada mes lotësh.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA