Kanë kaluar vetëm tre ditë nga fillimi i ‘Big Brother Vip’ dhe nuk kanë mundur ‘të shpëtojnë’ nga sytë e publikut marrëdhënia mes Beniadës dhe Arditit, të cilët kanë shprehur një afrimitet të menjëhershme me njëri-tjetrin.

Arditi ishte i pari i cili ka shprehur pëlqimin për Beniadën, duke deklaruar në dhomën e rrëfimit se ndoshta mund të ketë edhe diçka më tepër se sa miq mes tyre, por pak e dinë që ishte edhe një i tretë!

Beniada u shpreh se Arditin është lidhur më tepër gjatë kësaj kohe të shkurtër për të cilën është ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Beniada: Po kaloj shumë mirë, kemi kaluar katër ditë të mrekullueshme. Jam shumë e kënaqur nga eksperienca, kisha dëshirë për të bërë diçka në Shqipëri.

Arbana: Me kë je lidhur më shumë aty?

Beniada: Me Ardin kam gjetur një djalë shumë të thjeshtë me një karakter afërsisht si i imi dhe kemi shkuar shumë shpejt dakord por edhe me Kledin u kënaqëm këto ditë, avash avash po njohim të tjerët.

Por kush është personazhi i tretë? Është pikërisht partneri i Beniadës për provën e javës, Donaldi, për të cilin u shpreh se: “Donaldi është shumë interesant, më pëlqen shumë. Është një djalë pa filtër, është shumë i lezetshëm për tu njohur”. Të dy janë parë shumë afër njëri-tjetrit në situata të ndryshme.

Top Channel