Mëngjesin e sotëm skuadra kombëtare u nis drejt Budapestit.
Përfaqësuesja Kuqezi është nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë ku do të zhvillojë ditën e shtunë në mbrëmje ndeshjen e saj të radhës, por shumë të rëndësishme, për eliminatoret e Botërorit Katar 2022 përballë vendasve.
Pirtet me mjaft interes kjo ndeshje sidomos pas dy rezultateve të fundit që kemi arritur në ndeshjet e zhvilluara në “Elbasan Arena” ku morëm 6 pikë, me Hungarinë dhe San Marinon.
Këto dy rezultate na bën të renditemi aktualisht në vendin e dytë në grup dhe duke i dhënë një tjetër peshë dy ndeshjeve që kemi në këtë fazë me Hungarinë më 9 tetor dhe Poloninë më 12 tetor.
Në ndeshjen që do të zhvillohet nesër në “Pushkash Arena” të Budapestit një ndër avantazhet në letër për skuadrën tonë përfaqësuese është mungesa e tifozëve pasi Federata Hungareze e Futbollit është penalizuar me dy ndeshje pa tifozë për shkak të rracizmit të shfaqur ndaj Anglisë.
Por se si do të luajnë kuqezinjtë mbrëmjen e nesërme do të na duhet të presim konferencën për shtyp që do të japë sot në mbrëmje nga Budapesti trajneri Edi Reja dhe ku pas saj do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes.
Top Channel