Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother Vip”, pas 3 ditësh njihen më në fund me dy opinionistët, Balina  Bodinaku dhe Arbër Hajdari. 

Banorët prej ditësh ishin në kuriozitet se kush do të ishin personat të cilët do të analizonin dhe komentonin çdo sjellje të tyre, por ky dyshim u shua për ta vetëm mbrëmjen e sotme.

Kjo përballje e parë mes dy palëve nisi fatkeqësisht me debate lidhur me ushqimin dhe pastrimin, dy elementë që kanë shkaktuar mjaft tension gjatë kësaj jave.

Opinionistët i kërkuan banorëve që të tregoheshin më të kujdesshëm dhe të rrisnin gatishmërinë për tu përshtatur me njëri-tjetrin në harmoni maksimale.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA