Në kohët e gjyshërve apo stërgjyshërve tanë, problemeve me shëndetin u gjendej zgjidhja përmes kurave nga më natyrale bimore. Ndonëse brez pas brezi, shumë prej tyre lihen në harresë, është e domosdoshme që këshillat e mençura të gjysheve të rikthehen për të na ndihmuar.

Edhe mjekësia i përdor barnat si bazë të medikamenteve. Lexoni më poshtë disa nga kurat më efikase.

Kripë Për Fytin
Kripa është përdorur prej dekadash për të qetësuar fytin e acaruar. Gargarat me kripë janë të shumë të mira për lehtësuar dhimbjet dhe zbutur irritimin. Për të bërë gargarë ju nevojitet një gotë me ujë me një lugë çaji me kripë.

Xhenxhefil Për Të Përzierat
Përbërësit bimorë të xhenxhefilit çaktivizojnë atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për të vjellat dhe të përzierat. Nëse bëhet fjalë për të përzierat ose të vjellat e mëngjesit dhe jo vetëm, xhenxhefilin mund ta pini si çaj ose ta gatuani me vaktin e ditës.

Kumbullat E Thata Kundër Konstipactionit
Kumbullat e thata janë plot fibër dhe janë të shpejta në zgjidhjen e këtij problemi. Një racion përmban 3 gramë fibër dhe 100 kalori. Një deri dy racione në ditë janë mjaftueshëm. Edhe lëngu apo komposto e kumbullës janë shumë efikase.

Lëngu I Boronicës Së Kuqe Kundër Infeksioneve
Lëngu i boronicës së kuqe këshillohet të pihet rregullisht për të luftuar infeksionet e rrugëve urinare dhe për të mbrojtur veshkat.

Mjaltë Për Kollën
Kolla është e dhimbshme për kraharorin por edhe bezdisëse. Ajo mund të zbutet ndjeshëm falë mjaltit i cili luan edhe rolin e zbutësit për fytin. Mjalti nuk duhet përdorur tek fëmijët nën 2 vjeç.

Lavanda Kundër Pagjumësisë
Kjo bimë aromatike është një mike e mirë e shëndetit mendor. Vaji esencial i saj shërben për qetësimin e trurit dhe gjumin e patrazuar. Ajo ul rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut duke e qetësuar njeriun. Përpiquni ta nuhasni këtë vaj përpara se të shtriheni për të fjetur dhe do të bëni një gjumë të thellë e të paqtë.

Aloe Vera Kundër Të Djegurave
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo bimë është përdorur gjithmonë kundër të djegurave, madje edhe të atyre të gradës së dytë. Xheli brenda gjetheve të bimës është edhe anti-inflamator shumë i mirë.

Supa Me Mish Pule Kundër Të Ftohurës
Supa me mish pule është një nga këshillat më të ngrohta që jep një gjyshe kundër të ftohurës. Por këshilla si kjo janë konfirmuar edhe nga shkenca. Supa me mish pule ka ushqyesit e nevojshëm që luftojnë inflamacionin dhe zbutur simptomat e të ftohurës.

Limoni Kundër Marramendjes Dhe Tensionit
Kjo agrume e shkëlqyer është shumë e mirë kundër marramendjes dhe të vjellave. Këto të fundit shkaktojnë pështymë të tepërt që trazon stomakun dhe nxit marramendjen. Thithja e tulit të limonit pengon prodhimin e tepërt të pështymës dhe rrjedhimisht të vjellat. Limoni është shumë i mirë edhe për uljen e tensionit. Edhe hudhrat mund t’i përdoni për uljen e tensionit.

Molla Për Pastrimin E Dhëmbëve
Një mollë në ditë nuk mban larg vetëm mjekun, por edhe dentistin. Molla është një furçë natyrale e dhëmbëve. Lëkura dhe tuli i saj i pastrojnë dhëmbët nga papastërtitë, megjithatë pas ngrënies së frutit shpëlajeni gojën me ujë./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA