25/11 07:59
Xhevahirë dhe armë që zotëroheshin më parë nga Al Capone, një prej gangsterëve më famëkeqë të Shteteve të Bashkuara, janë mes 174 objekteve që dalin kësaj jave në ankand në Kaliforni.
Promovuesit thonë se shitja e quajtur “Një shekull fame të keqe; Pronat e Al Capone” është një nga ankandet më të rëndësishme të personave të famshëm.
Mes objekteve të kultit të përfshira në ankand janë pistoleta e preferuar e Capones kalibër 45, shufra e tij me 21 diamante, objekte shtëpiake, bixhuteri të çmuara e butona këmishe.
Ankandet kanë publikuar foto-inventarin e shitjes se njohur, ku spikasin objektet e luksit të gangsterit, si mes armatimeve dhe bixhuterive ornamentale.
Top Channel