Samiti BE-Ballkan Perëndimor, Presidenti i PE: Të kapërcehet ngërçi e të ecet para me procesin e pranimit

06/10/2021 11:18

Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel për samitin BE-Ballkan Perëndimor që zhvillohet sot në Slloveni, Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli u kërkoi udhëheqësve të kapërcejnë ngërçin aktual dhe të ecin përpara me procesin e pranimit në BE.

“Samiti i këtij viti BE -Ballkani Perëndimor nuk mund të ishte më i duhuri. Sot, më shumë se kurrë, procesi i pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor ka nevojë për një shtysë të re dhe të fortë. Është  koha që vonesat dhe bllokimet aktuale të kapërcehen”, shkroi Sassoli.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA