“Kujdes! Dëgjoheni nga produksioni”/ Jurgeni hedh akuza: Argjendi dhe Ritvana po na gënjejnë të gjithëve

06/10/2021 20:43

Jurgeni, konkurrenti i “Për’puthen”, i cili një javë më parë i kishte kërkuar takim Ritvanës, është refuzuar nga kjo e fundit.

Sot ai nuk preferoi që të komentonte takimin e saj me Argjendin, por hodhi akuza se të dy ata janë duke gënjyer publikun.

Jurgen: Dua të diskutoj rreth disa prapaskenave që po ndodhin këtu, sepse është shumë e shëmtuar, një lojë që Ritvana është duke bërë me Argjendin dhe janë duke gënjyer totalisht publikun.

E kam vënë re kur rrinë bashkë shiko se takimi jonë do komentohet sot dhe ti do sulmohesh shumë, ndërkohë që unë do të mbroj dhe do të flas mirë për ty.

Shikoj Argjendin dhe Eduardin që janë duke diskutuar bashkë, ndërkohë Ritvana që i thotë kujdes se është mikrofoni dhe dëgjoheni nga produksioni.

Është formuar një trekëndësh dhe mua më duket një lojë shumë e shëmtuar, që po gënjeni publikun. Ritvana, Argjendi dhe po futet Eduardi në mes. Jam shumë i sigurt që takimi i radhës i Ritvanës do të jetë Eduardi. Jam i sigurtë sepse i shoh prapaskenat. Kjo që po bën është shumë e shëmtuar dhe ajo video që t’i ke postuar është pjesë e lojës që ju po ndiqni. Është shumë e shëmtuar që po gënjeni publikun.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA