Numërimi mbrapsht ka filluar: “Big Brother Albania VIP” do të rikthehet në transmetim shumë shpejt dhe kurioziteti i publikut është i madh.

Qëkur u njoftua se ky reality-show do të rikthehej në ekran, kanë qenë të shumta aludimet rreth personazheve të famshëm të përzgjedhur, kryesisht këngëtarë, moderatorë, aktorë dhe madje u aludua dhe për opinionistët.

Më herët, në një intervistë për “Top Albania Radio” Lori Hoxha është pyetur rreth opinionistëve dhe ka thënë se do të ketë dy të tillë në “Big Brother VIP” dhe madje që nuk i kemi parë më parë në këtë profil.

“Opinonistët janë dy. Është një grua dhe një burrë. Donim dy që të balanconim njëri-tjetrin dhe të kishim sa më shumë opinione të mira. Po ashtu janë shumë karaktere të ndryshme dhe janë në profile të ndryshme. Kështu që shpresoj të gjenden mirë dhe nuk janë afër mendjes. Nuk janë këto opinonistët që priten gjithmonë të jenë. Nuk është Arjan Konomi (qesh).”

Më në fund enigma ka marrë fund dhe Arbana Osmani ka zbuluar se dy opinionistët e këtij edicioni janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

“Opinionistët janë dy figura shumë të njohura, të spikatura, por jo në këtë rol. Asnjëherë! Pra, nuk kanë qenë kurrë opinionist në një reality-show. Do kem kënaqësinë që ta ndaj skenën, formatin, rrugëtimin me Arbër Hajdarin dhe Balina Bodinakun. Të dy të shkëlqyer në fushat respektive që jam e sigurt që do t’i japin më shumë vlerë këtij formati”, tha Arbana.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel