Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti që kishte ndërruar jetë nga Covid 19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg. Infermierja e Spitalit  Infektiv u arrestua në janar 2021. Ajo u kallëzua nga djali i një pacienti që ndërroi jetë nga virusi.

Hetimi provoi se e reja kishte tërhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm, përmes kartës së pacientit.

30-vjeçarja Ronida Hysa nuk është e vetmja që familjarët e pacientëve të shtruar në spitalet Covid në vend kanë denoncuar korrupsionin e stafeve mjekësore dhe madje sanitarëve, që kanë abuzuar në kurriz të të sëmurëve. Më i bujshmi ishte rasti i Tire Dervishit, që u arrestua pas një denoncimi nga vajza e një pacienteje të infektuar me Covid 19, se kishte marrë një shumë prej 8 milion lekësh për t’u përkujdesur për të.

Vajza e pacientes, që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ kallëzoi në polici Tire Alldervishi, që i kishte marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i premtuar se do të kujdesej për nënën e saj, por në fakt e la edhe pa ngrënë, duke u shtirur si infermiere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA