Mbrëmjen e sotme, në Top Channel do të nisë Big Brother Vip Albania. Dy opinionistët zyrtarë të këtij formati do të jenë Balina Bodinaku dhe Arbër Hajdari.

Për të folur për rolin e opinionistëve dhe se sa grricës duhet të jenë ata me personazhet që do të futen në shtëpinë më të ndjekur, në emisionin “Ftesë në 5” ishin të ftuar Blendi Salaj, Marçela Lati dhe Meridian Ramçaj.

Mes diskutimesh se si do sillen ata me persona të famshëm, Blendi Salaj tha se nëse ai do ishte në rolin e opinionistit do të ishte më agresiv.

Ndërsa Meridian Ramçaj, ish-banor i ‘Big Brother 7’ tha se tek personat e njohur ka më shumë material se ata të panjohurit, sepse deri në një farë pike e di se si është jeta e tij jashtë kamerave.

Po ashtu ai tha se intrigues do jetë fakti se brenda shtëpisë do ketë edhe personazhe që në jetën real urrehen me njeri-tjetrin.

“Do kesh më shumë material tek personat e njohur. Unë dua të shoh edhe anën tjetër të personi, familjare, se si mund të sillet në shtëpi, me komunitetin. Aty do ketë njerëz që urrehen me njeri-tjetrin. Ajo është gjëja më e bukur dhe unë mezi po e pres”, tha Ramçaj.

Top Channel