Beteja e hipopotamëve/ Gjigantët 1.4 ton përgjaken në luftën për supremaci në rezervatin në Kenia (fotot)

05/10/2021 15:47

Në foto vijnë momentet e vrazhda kur dy hipopotamë rreth 1.4 ton të rëndë copëtohen në duelin për supremaci në rezervatin Mara North, në Kenia.

Në pamjet brutale shihen hipopotamët luftues që mbërthejnë nofullat e tyre për më shumë se gjysmë ore me njëri-tjetrin, duke lëshuar pështymë e gjak nga goja.

Në një prej imazheve shihet sesi një prej hipopotamëve i ngul dhëmbin sfiduesit të tij, para se i munduri të tërhiqet duke vrapuar drejt lumit ndërsa fituesi nis ta ndjekë për të afirmuar suksesin.

Imazhet u kapën nga fotografi i botës së egër Mike Dexter, nga Afrika e Jugut .

Në komentet e tij ai shkruante: “Brutale. Nuk dija ç’të mendoja teksa dy meshkujt hipopotamë copëtonin njëri-tjetrin për gjysmë ore. Hipopotamët njihen për luftën e tyre për pozicione sociale dhe janë gjithashtu nga vrasësit kryesore të njerëzve në Afrikën e Jugut”.

“Meshkujt janë shumë territoriale dhe dominimi kontestohet me beteja të ashpra. Shumica e përplasjeve zgjidhen me shfaqje të masës e fuqisë dhe rrallëherë përshkallëzohen në këtë masë fizike, por nëse arrin deri ketu pasojat mund të jenë fatale”.

“Dy ditë pas kësaj beteje, trupi i përgjakur i një hipopotami me masë të ngjashme  u gjet në ujë disa km poshtë rrjedhës së lumit Mara River”, shtoi fotografi.

FOTO GALERI
2/5
Hipopotamët luftues mbërthejnë nofullat e tyre për më shumë se gjysmë ore me njëri-tjetrin, duke lëshuar pështymë e gjak nga goja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA