Skandali i offshore-ve/ “I ndihmuan zviceranët”, del emri i Gjukanoviçit dhe të birit

04/10/2021 14:24

Një nga rrjedhjet më të mëdha të të dhënave deri tani, Pandora Papers, zbuloi veç të tjerash se edhe Presidenti malazez Milo Đukanović e djali i tij kanë dërguar para në llogaritë offshore.

Washington Post raportoi se në vitin 2021, një firmë zvicerane ndihmoi në krijimin e dy fondeve në Ishujt e Virgjër Britanikë. Njëri, i quajtur Victoria Trust, emërtonte Gjukanovicin si përfitues dhe tjetri, Capecastel Trust,  djalin e tij Blažo.

Ata deklaruan një investim minimal themelues, thotë Euractiv, dhe specifikonin se prona mund të hynte në trust në çdo kohë, si nga vetë krijuesit e tij ashtu dhe nga persona të tjerë. Gjukanovic i tha Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues që botoi Pandora Papers, se këtë trust e kishte krijuar në kohën kur nuk mbante poste publike, por ishte i angazhuar në punët e tij të biznesit.

Në periudhën 2010- 2012, Gjukanović nuk kishte asnjë pocizion të tillë. Megjithatë, ai sërish ishte kryetar i Partisë DPS, që formoi një qeveri nën ndikimin e tij të drejtpërdrejtë.

“ Nëse do t`i interesonte reputacioni i shtetit, presidenti Gjukanovic tani do të kishte dhënë dorëheqjen”, deklaroi zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazović. Emri i motrës së Gjukanovicit,  Ana Kolarević, u ekspozua nga Panama Papers në investigimin e vitit 2016.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA