“Më e rëndë se tarifa iraniane”, eksperti: Plani i Trump rrit ndjeshëm kostot e transportit detar
Një seri shpërthimesh u dëgjuan pak pas mesnatës në Kiev, pasi Forcat Ajrore të Ukrainës paralajmëruan se raketa ruse po i afroheshin kryeqytetit.
Sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë për të zmbrapsur sulmin, ndërsa zjarre shpërthyen në disa zona të qytetit. Paralelisht, sulme me dronë u regjistruan edhe në Zaporizhia dhe pranë Kharkivit, duke lënë të plagosur të paktën 17 persona.
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi përmes Telegramit se mbrojtja ajrore ishte vënë në veprim pas sulmit me raketa balistike.
Kyiv pic.twitter.com/IFlt8cx2AH
— ThreeHappyDachshunds (@TwoHappyDachs) July 14, 2026
“Sistemet e mbrojtjes ajrore po veprojnë në kryeqytet. Armiku po sulmon Kievin me raketa balistike”, deklaroi ai.
Sipas autoriteteve lokale, zjarre shpërthyen në tre pika të ndryshme në lagjen Holosiivskyi, në jug të Kievit. Klitschko dhe kreu i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko, thanë se nuk ka raportime për persona të lënduar në kryeqytet.
Sirenat e alarmit ajror ranë për rreth 50 minuta, ndërsa banorët dëgjuan të paktën gjashtë shpërthime gjatë sulmit.
🇷🇺⚡️🇺🇦 Russia launches a combined ballistic missile and drone attack targeting Kyiv pic.twitter.com/mqUP3iEZxc
— MatrixOSINT 🇲🇦 (@Itz_m4trix) July 13, 2026
Ndërkohë, në qytetin juglindor të Zaporizhias, sulmet me dronë rusë plagosën 11 persona, sipas shërbimeve të emergjencës. Gjashtë persona të tjerë u plagosën pranë Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të Ukrainës.
Sulmi i ri vjen vetëm disa orë pasi liderët e të ashtuquajturit “Koalicioni i të Gatshmëve”, aleatë të Ukrainës, u mblodhën në Paris për të diskutuar rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin dhe shtimin e presionit ndaj Rusisë.
Gjatë takimit, nëntë vende evropiane njoftuan krijimin e një aleance me karakter mbrojtës për zhvillimin e kapaciteteve antibalistike në Evropë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi samitin si “një ditë historike për të gjithë ne”, duke përsëritur kërkesën ndaj partnerëve për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, në një kohë kur Ukraina përballet me mungesë municionesh për sistemet amerikane Patriot.
Që prej muajit qershor, Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj Kievit, duke përdorur gjithnjë e më shumë raketa balistike, të cilat janë më të shpejta dhe më të vështira për t’u interceptuar se raketat kruz.
Një nga sulmet më të rënda u regjistrua natën e 1-2 korrikut, kur bombardimet ruse lanë të paktën 30 viktima, në atë që autoritetet ukrainase e përshkruan si një nga goditjet më të ashpra ndaj kryeqytetit që nga fillimi i luftës.
Top Channel