PS, ftesë PD për Vettingun, duhet ndryshuar kushtetuta/ Në Kuvend me dëshmi vaksinimi, përkrahet nisma e socialistëve për vaksinim të detyruar

04/10/2021 15:15

Para vigjiljes së Krishtilindjeve, socialistët synojnë që të miratojnë në Kuvend zgjatjen mandatit me 2 vite të institucioneve që kryejnë rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ky proces pritet të jetë testi i parë i bashkëpunimit parlamentar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike pasi për zgjatjen e afateve te organeve te Vettingut kërkohet ndryshimi i Kushtetutës me 94 vota.

Ekspertët tanë të PS, po punojnë për hartim, pasi bëhet fjalë për një ndryshim të një fjalie të vetme, që i ‘hap’ çelësat në Kushtetutë, në mënyrë që procesi i Vettingut nga qershori i 2022 të shtyhet për në qershor të 2024 pra me një mandat shtesë 2-vjeçar. Edhe grupi i PD dhe grupet e tjera të opozitës shpresoj që ta mbështesin këtë propozim që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në Krishtlindjet e këtij viti”, tha Balla.

Mes mazhorancës dhe opozitës u vendos paqe e përkohshme për pjesëmarrjen fizike në komisionet parlamentare pasi pasaporta e vaksinimit dhe testi PCR u bë i detyrueshëm edhe për deputetet. I njëjti rregull parashikohet edhe për gazetarët.

U ra dakord përfundimisht, formalisht që komisionet e përhershme parlamentare të bëhen ashtu siç rregullorja e parashikon me prezencë fizike, natyrisht duke respektuar çdo lloj rregulli dhe protokolli të sigurisë për sa i përket masave anti Covid”, tha Rushaj.

Konferenca e Kryetareve nuk mundi te miratoje kërkesën e dyte te opozitës, atë për ngritje e tre komisioneve hetimore, pasi socialistët kërkuan kohë për të shqyrtuar objektin e hetimit parlamentar andaj dhe miratimi i tyre u shty për në seancën plenare të 14 tetorit.

Top Channel