Big Brother Vip Albania fillon të martën, më 5 tetor. Në këtë edicion, do të jenë 10 personazhe VIP që janë përzgjedhur nga produksioni. Në emisionin “Ftesë në 5” janë diskutuar disa nga kushtet që kishin personazhet për tu bërë pjesë e formatit.

Një këngëtare kishte kërkuar laps e letër për të shkruar këngë brenda ambienteve të “Big Brother Vip”, gjë që është e ndaluar sepse konsiderohet se jep mesazhe të koduara. Brenda formatit, kërkohet që cdo bisedë të jetë transparente për publikun, ndaj mesazhet e koduara janë të ndaluara.

Ndërsa një tjetër kishte kërkuar që brenda shtëpisë të izolohej së bashku me të bijën, që është e mitur dhe nuk pranohet sepse programi është për të rriur.

Një tjetër personazh ka kërkuar të dijë se sa ushqim dhe cigare do të ketë për të konsumuar në 100 ditët që do të qëndrojë i izoluar. Kujtojmë se çmimi i madh është po ashtu i madh, 100 mijë euro për fituesin i cili zgjidhet me të njëjtën formulë votimi nga publiku. Ndërsa opinionistët do të jenë dy. Së bashku ata do të ndajnë mendimet për sjelljet e personazheve në shtëpinë vip më të famshme në Shqipëri.

Top Channel