Javën që lamë pas, deputetë të Partisë Demokratike paraqitën në Kryesitë e Kuvendit kërkesat për ngritjen e disa komisioneve hetimore, me qëllim hetimin e një sërë çështjeve.

Por ditën e sotme gjatë diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur shtyrjen e ngritjes së Komisioneve Hetimore.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla teksa i është përgjigjur interesimit të gazetarëve se pse është marrë vendimi për shtyrjen e ngritjes së tyre, ka thënë se “Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje”.

Top Channel