Jennifer Lawrence shtatzënë, tregon barkun e fryrë me veshje të ngushta në New York (fotot)

04/10/2021 20:25

Aktorja e njohur amerikane Jennifer Lawrence tregonte dje me krenari barkun e saj shtatzënë teksa dilte për shëtitje në New York City.

31-vjecarja që prej fëmijën e parë me bashkëshortin Cooke Maroney, shihej teksa dilte për të shkuar në një sesion stërvitjeje në qendër të Manhattan.

Aktorja e filmit “Bad Blood” mbante veshje të përshtatshme sportive atletike, të shoqëruara me shapka të rehatshme.

Lawrence plotësonte look-un e saj të thjeshtë me një palë syze dielli në stil “sy-maceje”, një varëse perlash dhe një çantë të zezë Dior. Flokët e saj ishin mbledhur lart në një topth të rrëmujshëm.

Protagonistja e serialit “Hunger Games” dukej gati për stërvitjen me një shishe uji në dorë dhe duke dëgjuar muzikë në celularin e saj.

Shtatzania e Lawrence është pasqyruar gjithkund në New York teksa vajza e famshme e televizionit pret të sjellë në jetë fëmijën e saj te pare.

Dhe muajin që shkoi ajo ishte parë me kominoshe me motive florale teksa hante për drekë në një restorant.

Një burim i afërt me aktoren ka thënë për revistën  People se Lawrence “mezi pret” të bëhet prind.

“Jen ka dashur një familje prej kohësh pasi ka gjetur shokun ideal, të cilin e do dhe e respekton. Asaj i pëlqen jeta e martuar dhe mezi pret të bëhet nënë”.

Lawrence ishte njohur ne Maroney prej shoqes së saj të ngushtë Laura Simpson, dhe ishin takuar qetësisht prej vitit 2018 para se të fejoheshin në shkurt 2019.

FOTO GALERI
3/5
Lawrence plotësonte look-un e saj të thjeshtë me një palë syze dielli në stil “sy-maceje”, një varëse perlash dhe një çantë të zezë Dior

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA