“Integrimi në BE përparësi ndërpartiake”, Soreca takon Tabakun: Të gjitha forcat politike të punojnë së bashku

04/10/2021 17:09

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca është takuar sot me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit Jorida Tabaku, e cila ishte e shoqëruar nga dy deputetët e PD-së,  Flutura Açka dhe Belind Këlliçi.

Soreca ka përgëzuar PD-në për detyrën dhe kthimin e opozitës në parlament, përmes një postimi në Tëitter.

Ai thekson më tej në mesazhin e tij se integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian. E përgëzova për emërimin dhe përshëndeta kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. BE do të vazhdojë të mbështesë punën e Komitetit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë për reformat në BE”, shkruan Soreca.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel