Foto ilustruese

Një 40-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale I.C. po punonte për të riparuar një defekt në shtëpisë e shtetasit me iniciale F.K. kur e ka zënë korrenti, duke e lënë të pajetë në vend.

Nuk dihet nëse 40-vjeçari ishte i specializuar për të kryer punime në rrjet dhe nëse kishte marrë masat e duhura mbrojtëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA