Historia e bukuroshes amerikane që mori peng të dashurin besimtar, për ta kthyer në ‘skllav seksi’ (fotot)

02/10/2021 17:54

Ish-Miss Wyoming, Joyce McKinney kishte ndjekur dhe zbuluar se i dashuri i saj Kirk Anderson ishte larguar në Britani nga SHBA, por organizoi kthimin e tij me forcë për ta mbajtur të lidhur në shërbim të epsheve të saj.

Anderson ishte besimtar i fesë kristiane Mormone dhe ishte larguar për të shpëtuar nga “gjynahet” ku e shtynte McKinney.

Ngjarja shokuese 44 viteve më parë njihet tashmë çështja e “Mormonit të prangosur” dhe është provë se dashuria nuk asnjëherë nuk ecën “e lëmuar vaj”.

Sipas pretendimeve të Kirk Anderson, fituesja e konkursit të bukurisë Joyce McKinney, kishte udhëtuar mijëra milje për të marrë peng ish-të dashurin e saj, që më pas ta kthente në një skllav personal seksi.

Saga nisi kur 25 vjeçarja McKinney, u njoh me 19 vjeçarin besimtarin Mormon Anderson, gati 2 metra të gjatë, në një kurs drame në SHBA.

Ata nisën mes tyre një histori pasionante dashurie, derisa Anderson u përfshi nga ndjenja e fajit dhe ra dakord me kishën të transferohej në Britani, për të shpëtuar nga kthetrat e epshit të së dashurës.

McKinney, e cila ishte shpallur Miss Wyoming në 1973, duke mos duruar largimin e dashurisë, pajtoi detektivë privatë për ta gjetur.

Kur mësoi se Anderson ishte në Britani, McKinney arriti të bindë tre burra që ta ndihmonin në një “misionin shpëtimi” duke u thënë se Kisha e kishte detyruar të qëndronte atje.

McKinney (djathtas) tha se për Anderson (majtas) ishte gati te “zbriste me ski e zhveshur nga mali Everest”

Një prej burrave dëshmoi më vonë duke thënë se ishte bindur të bashkohej në komplot sepse në takimin e tyre të parë ajo kishte veshur një bluzë të tejdukshme dhe nuk mbante rexhipeta.

Por kur mbërritën në Britani, ata zbuluan se vajza kishte udhëtuar me një pistoletë të rreme dhe lëndë neutralizuese kloroform, dhe dy burrat u tërhoqën nga misioni.

Prandaj vajza e mbetur vetëm me mikun e saj arkitekt Keith May morën një shtëpi me qera në Devon dhe mbushën frigoriferin me ushqimet e preferuara të Anderson, teksa McKinney studionte manualin “Lumturia e seksit”.

Ata kishin arritur të lokalizonin Anderson dhe duke e kërcënuar me pistoletën e rreme e morën të lidhur në makinë.

Sipas pretendimeve kur e sollën në shtëpi, McKinney prangosi Anderson me zinxhirë te krevati, grisi veshjet e tij fetare Mormone dhe kreu marrëdhënie seksuale me të, duke i thënë se do ta bënte derisa të mbetej shtatzënë prej tij.

Kur më pas Anderson i premtoi të martohej me të, ajo e kishte çliruar nga zinxhirët dhe ai kishte arritur të largohej.

McKinney u arrestua vetëm me akuza pengmarrjeje, pasi asokohe nuk kishte ligje që parashikonin përdhunimin e një burri nga një grua.

Në gjykatën britanike të Epsom vajza tha në 1977 se e dashuronte Anderson dhe se seksi mes tyre ishte konsensual.

McKinney tha: “Mua nuk më duhet të lutem për shërbimet e djemve. Kam qenë Miss Wyoming por kur bëj dashuri me këtë tigër që adhuroj, unë jap gjithçka”.

Ajo shtonte në gjykatë se për të ishte gati te “zbriste me ski e zhveshur nga mali Everest”.

Ndërsa Anderson – i cili nisi të njihej si “Mormoni i lidhur me zinxhirë” – tha në gjykatë: “Unë nuk doja që kjo të ndodhte. Isha në depresion dhe i tronditur teksa detyrohesha të bëja seks”.

Më pas u raportua se McKinney kishte punuar si prostitutë për të mbledhur para për komplotin.

E dërguar fillimisht në paraburgim për tre muaj, McKinney u lirua më pas me arsye të shëndetit mendor dhe u arratis në Kanada duke u maskuar se ishte murgeshë.

Në vitin 1984 ajo u akuzua për përndjekje të Anderson në SHBA por shpëtoi pa u dënuar me burg.

Anderson gjithmonë ka refuzuar të komentojë mbi çështjen.

Në vitin 2008 McKinney u shfaq në Korenë e Jugut ku doli në faqet e para të gazetave për klonimin e pesë këlyshëve nga qeni i saj pit bull, Booger.

Ndërsa në 2010 ajo mori pjesë në skenarin e filmit për jetën e saj, të titulluar “Tabloid”.

Më pas gruaja është paraqitur disa herë në gjykatë per shkelje, por ekspertët vendosën se nuk ishte e aftë mendërisht të përballonte gjyqin dhe se kishte nevojë për kujdes psikiatrik.

Britanikja Daily Star shkruan se McKinney, tashmë 72 vjeçare jeton në një azil për të moshuarit, pasi kishte qenë për disa kohë e pastrehë.

FOTO GALERI
2/8
Anderson ishte besimtar i fesë kristiane Mormone

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA