Tek Dinamo-Partizani ndodh gjithçka, gola, penallti, karton i kuq por jo fitues
Nuk ka nxjerrë fitues derbi i vogël i kryeqytetit mes Dinamos dhe Partizanit i luajtur në “Elbasan Arena”, pasi gjithçka mes tyre u mbyll në një barazim 1-1.
Dinamo gjeti e para avantazhin me anë të Ibraimit në minutën e 15’, ndërsa në shtesën e pjesës së parë, Sofranac u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it, për një faull të rëndë ndaj Stenio Junior.
Partizani dominoi pjesën e dytë, ashtu siç pritej, teksa riktheu baraspeshën në minutën e 75-të, me një penallti të fituar nga Cara dhe ekzekutuar saktë nga sulmuesi brazilian Stenio Junior.
Pas javës së katërt, Dinamo e sheh veten në kuotën e 6 pikëve, me një fitore dhe më pas tre barazime radhazi, ndërsa Partizani nuk e ka provuar ende shijen e suksesit këtë sezon, pasi numëron një humbje dhe tre barazime.
Top Channel