Mësimi me turne dhe me orë të shkurtuara po i shqetëson çdo ditë e më tepër prindërit që kanë fëmijë në shkolla publike.

Teksa aktivitetet e tjera vijojnë normalisht në vendin tonë e shkollat private zhvillojnë mësim të rregullt, prindërit e shohin të paarsyeshme dhe të pakuptimtë këtë vendim të Ministrisë së Arsimit.

Ata shprehen se e kanë të pamundur të ndjekin fëmijët në orare të ndryshme për t’i çuar dhe marrë nga shkolla. Vetë ministrja Evis Kushi tha se 78% e nxënësve në arsimin parauniversitar në Shqipëri po ndjekin mësimin me turne, por kjo procedurë është e përkohshme.

Ky është viti i tretë ku mësimdhënia është e cunguar për shkak të kufizimeve të pandemisë, duke shkaktuar kështu shumë mangësi te fëmijët.

FOTO GALERI
12/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA