Kryeministri Edi Rama ka takuar Përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme Josep Borell.
Lajmin e ka bërë publik shefi i diplomacisë së BE-së përmes një postimi në Twitter.
Ai zbulon se në fokus të bisedës ishte procesi i integrimit, ritmi i reformave dhe mbajtja e samitit të ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Takova Kryeministrin Edi Rama në #WPC2021 . Ne diskutuam për zgjerimin, Samitin e ardhshëm të Ballkanit Perëndimor dhe nevojën për rezultate konkrete. E rëndësishme për të ruajtur vrullin e reformës në rajon si dhe besueshmërinë e BE-së “, shkruan Borell në Twitter.
Ndërsa edhe kryeministri Edi Rama ka ndarë detajet nga takimi: 📍Abu Dhabi – Takimi me Josep Borrell, kryediplomatin e BE- së dhe ndërmjetësuesin e bisedimeve Kosovë-Serbi, me të cilin folëm për Samitin e javës së ardhshme mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për panoramën e situatës në rajon, si edhe për konfliktin e hapur nga Bullgaria me Maqedoninë e Veriut, ku është marrë peng edhe Shqipëria🇦🇱🤝🇪🇺
Top Channel