Arsyeja pse dritaret e avionit janë gjithnjë në formë të rrumbullakët (fotot)

30/09/2021 21:52
Hetimet për aksidentin e Havilland sollën disa ndryshime në dizajnin e avionit, përfshi edhe atë të rrumbullakosjes së dritareve.

Herën e radhës që uleni pranë dritares gjatë një fluturimi me avion, mendoni se ato janë me formë të harkuar për një arsye të veçantë.

Megjithse forma e tyre mund të duket estetike nga ana pamore, arsyeja është shumë më e trishtë, pasi ka të bëjë me dy aksidente të rënda ajrore.

Më 10 janar 1954, fluturimi 781 u ngrit nga pista e aeroportit të Romës, Ciampino me 35 pasagjerë drejt Londrës.

Pas rreth 15 minutash fluturim avioni i tipit Havilland Comet, që vetem dy vite më parë kishte nisur fluturimet komerciale, u shpërbë në ajër dhe ra mbi detin Mesdhe, duke vrarë të gjithë në bord.

Ndërsa aksidenti i dytë ndodhi vetëm disa muaj pas të parit, dhe shkaktoi vdekjen e 21 pasagjerëve kur fluturimi i linjave South African Airways nga Londra drejt Johannesburg, u përplas në det, dhe trupat tregonin të njëjtat plagë në kokë e në mushkëri si ato të fluturimit 781.

Dritaret e avionëve ishin asokohe kuadrate, dhe kjo luante një rol të madh në presionin ndaj metalit rreth tyre, cka kishte shkaktuar aksidentet. Ato shin thyer dhe dekompresioni brenda kabinës së avionit kishte sjellë shpërbërien e te gjithe mjetit në ajër, shkruan britanikja ‘The Sun’.

Cepat e mprehtë të dritareve sillnin shtimin e presionit ndaj metalit rrethues, që në lartësi të mëdha ka shtypje shumë të fortë.

Testimet llogaritën se ky presion përqendrohej në katër cepat e dritares, duke shkaktuar “tejlodhje” të metalit rrethues.

Willis Orlando, specialist i linjave Cheap Flights shpjegon: “Cepat e rrumbullakët kanë si qëllim të shpërndajnë në mënyrë të njëjtë presionin e ushtruar në metalin rreth dritates, duke reduktuar mundësinë e thyerjes së saj nga presioni i ajrit.

Hetimet për aksidentin e Havilland sollën disa ndryshime në dizajnin e avionit, përfshi edhe atë të rrumbullakosjes së dritareve.

Mungesa e cepave në dritaret e avionëve bënte që ajri të qarkullonte më me stabilitet dhe kjo është arsyeja që avionët sot kanë dritare të rrumbullakëta.

Avioni Havilland Comet ishte mjeti i parë ajror i pasagjerëve në vitin 1952, dhe një risi totale me katër motorët e tij, me trupin në formë plumbi dhe krahët në formë të anuar nga prapa.

Në vitin e tij të parë ai fluturoi rreth 30,000 pasagjerë në kryeqytete të famshme botërore.

FOTO GALERI
2/3
Comet fillimisht kishte dritare kuadrate

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA