“Drejtimi i krismave ishte nga rruga kryesore ku ishin punonjesit e policisë si edhe furgoni i policisë dhe krismat e tjera nga drejtimi i Arbërit. Une kam parë kur kam kthyer kokën shtetasin Arbër Papleka që mbante në dorë nje armë zjarri pistolete, rreth 10 metra larg Arbërit, pashënje person të shtrirë në tokë i cili ishte jo shumë larg meje nga krahu i poshtëm i rrugicës që përkon nga krahu jugor” u shpreh Erjon Demushi, Aktivist i PD-së.
“Në momentin që po ndodhte konfrontimi kam qenë duke u larguar drejt pallateve, kam parë Arbrin që po tërhiqej dhe në dorë i kam parë një send d i kam thirrur Arbrit “mos”, pasi duke dëgjuar krisma kam menduar se do kishte armë në dorë. Për aq sa kam njohuri në fushën e armëve duhet të kenë qenë tre katër lloj armësh”u shpreh Arjan Hoxha, Kryetar i Strukturës së PD-së.
Punonjësit e policisë u strukën ku të mundin pa reaguar në atë situatë të rrezikshme. Personat e pranishëm u shpërndanë me shpejtësi në drejtime të ndryshme. Nga vendngjarja ishin larguar pa u shqetësuar nga policia edhe personat që shkëmbyen zjarr me Paplekën. Referuar dëshmive që Top Story i disponon, asnjë prej policëve nuk reagoi në atë situatë.
“Kam marrë masat e sigurisë në drejtim të ruajtjes fizike dhe kam bërë gati armën e shërbimit, për të reaguar në rast se do te linte nevoja. Gjatë kësaj kohe që unë kam marrë masat e sigurisë pashë që personi që shtiu me armë, nuk ishte me aty, ishte larguar” u shpreh Albert Nushi, Ish-Zv. Drejtor i Policisë së Elbasanit.
“Vetë kam marrë pozicion mbrojtës. Kam vërejtur në distancë që edhe kolegët po merrnin pozicione mbrojtëse. Në këtë moment kam dëgjuar kolegen Xhensila Sota të kërkonte ndihmë sepse ishte plagosur në këmbë” u shpreh Dedjon Duraku, Efektiv i Shqiponjave. “Kur ata për një kohë të gjatë, për vite me rradhë nuk marin asnjë goditje nga shteti, në këtë moment grupet kanë vërtetuar që bëhen aq të frikshëm sa dhe policia nuk guxon të bëjë detyrë, kjo ka ndodhur dhe Elbasan, kjo është situata e këtij grupi që mendohet se mbështetet pushtetin” u shpreh gazetari Ferdinand Dervishi.
Arbër Papleka, u arratis përmes rrugicave të lagjes “5 Maji” me pistoletë në dorë. Ai ka dalë në rrugën “Shpëtim Arapi” ku mendohet se është pikasur nga këto kamera sigurie. Më pas ka vijuar rrugën nëpër rrugica duke u fiksuar nga kjo kamer sigurie e vendosur në banesën e një Oficeri të Policisë Gjyqësore me inicialet F.A. Rreth 20 metër më tej, ai është ndalur në këtë servis në pronësi të shtetasit Zamir Tupi, i cili punonte së bashku me djalin e tij Paolon. Me armën në dorë, Papleka ka kërkuar nga pronarët e servisit një makinë. I ndjerë i kërcënuar, Paolo Tupi i ka dhënë celsat e mjetit të një klienti që priste ta riparonte.
“Në servis ka ardhur një person i panjohur nga ana ime. Ai mbante në dorë një armë zjarri tip pistolete me ngjyrë si të verdhë. Ai ka drejtuar armën drejt meje dhe babait duke kërkuar celsa makine.Unë i ndjerë i frikësuar dhe i kërcënuar kam marre celsat e fordit me targa AA 024 OK dhe ja kam dhënë. Ai menjehere ka hipur në makinë, ka ndezur makinën dhe në momentin që po largohej ka thënë “Jam polic” dhe është larguar me shpejtësi” u shpreh Paolo Tupi, Pronari i Servisit.
Top Story ka biseduar nga afër me Zamir dhe Paolo Tupin të cilët nuk pranojnë të prononcohen para kamerave por konfirmojnë dëshminë e dhënë në polici. Pas këtij episodi në servisin e makinave, Papleka ka udhëtuar drejt Tiranës ku është vetëdorëzuar në repartin special RENEA. Ai, ka zgjedhur të dorëzohet tek ata që dikur i ka pasur kolegë. Kur është dorëzuar, Papleka ka deklaruar se veproi në kushtet e vetëmbrojtjes. Në momentet e para, ai është shprehur se do të presë ekspertizën, pa qenë i sigurt nëse viktima kishte humbur jetën nga arma e tij.
“Pavarësisht kushteve ekstreme që ndodhesha ditën e ngjarjes, ndjej dhimbje të papërshkueshme për jetën e humbur. Të afërmve të mi, shokëve të mi dhe atyre që më respektojnë i lutem shumë që jo në publik, por kudo në tavolinë e shtëpi për atë njeri të flasin me respektin e duhur se është i jemi sot” u shpreh Arbër Papleka, vrasësi i Xhuvanit.
Top Channel