Llava e vullkanit të Cumbre Viejas në La Palma ka mbërritur detin, duke ngjallur alarm mes banorëve të zonës e jo vetëm.
Autoritetet i druhen lëshimit të gazeve toksike në atmosferë, ndaj i kanë paralajmëruar njerëzit të mbyllen në shtëpi.
10 ditë pas shpërthimit të vullkanit, llava po bie tani në det dhe ky takim i lëndës që mbërrin temperaturën 1.000 gradë Celsius dhe ujin që shkon në gati 20-25 gradë, rrezikon të shkaktojë lëshimin në ajër të gazeve helmuese e sidomos grimcave të dëmshme të cilat mund të jenë tejet të rrezikshme për shëndetin, thonë ekspertët. Shpërthimi i vullkanit të Cumbre Vieja u parapri nga më shumë se 22,000 lëkundje të tokës.
Kjo zonë, ku shpërthimi i fundit ndodhi në vitin 1971 konsiderohet një nga rajonet më aktive vullkanike në ishujt Kanarie. Shpërthimi i parë vullkanik për të cilin ka të dhëna të regjistruara në La Palma ndodhi në vitin 1430, sipas Institutit Gjeografik Kombëtar Spanjoll (ING).
Top Channel