“Autostrada Donald J. Trump”/ Maroku nderon presidentin amerikan për mbështetjen ndaj Saharasë Perëndimore
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se ka vendosur të anulojë sulmet e planifikuara ndaj Iranit, me kusht që të arrihet shpejt një marrëveshje mes palëve.
Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se vendimi u mor në koordinim me Izraelin dhe se synimi është t’i jepet mundësi diplomacisë për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
Sipas presidentit amerikan, marrëveshja duhet të përfshijë hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit dhe eliminimin e kërcënimit bërthamor të Iranit. Ai shtoi se SHBA mbetet e gatshme ushtarakisht, por zgjodhi të pezullojë sulmet për t’i hapur rrugë negociatave.
Deklarata e Trump vjen mes raportimeve në mediat amerikane se Uashingtoni po shqyrtonte sulme të reja ndaj objektivave iraniane gjatë fundjavës.
Nga ana tjetër, Irani nuk ka reaguar ende ndaj deklaratës së presidentit amerikan. Më herët, Teherani kishte paralajmëruar se çdo shtet që bashkëpunon me SHBA-në në një sulm do të përballet me pasoja të rënda.
Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar qytetarët e tyre në Lindjen e Mesme të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të jenë të përgatitur për ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje të përkohshme të hapësirës ajrore, në rast të një përshkallëzimi të situatës.
Top Channel