Garë për armatime në rajon? Pasi bleu 24 avionë ushtarakë, Greqia nënshkruan marrëveshjen dypalëshe për Mbrojtje me Francën

29/09/2021 17:11

Pas blerjes së fundit të Athinës të 24 avionëve ushtarakë franceze “Rafale”, Greqia dhe Franca nënshkruan një marrëveshje historike për krijimin e një partneriteti strategjik për bashkëpunimin në Mbrojtje dhe Siguri.

E cilësuar edhe “Mega marrëveshje” pasi ka një vlere rreth 5 miliardë euro dhe e nënshkruar nga presidenti francez Macron dhe kryeministri grek Mitsotakis, ajo parashikon blerjen nga ana e Greqisë të 3 fregatave franceze Belharra që do prodhohen në Francë dhe fillimisht të një korvete Gowind .

Ju bëj me dije se vendi ynë do të blejë tre fregata të reja franceze Belharra për Marinën tonë detare me mundësinë e blerjes së një fregate tjetër. Dëshira ime për të pajisur flotën greke me fregata moderne franceze padyshim që ka një motiv kombëtar, pasi mbron sovranitetin e atdheut tonë”, tha kryeministri i Turqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Të dy udhëheqësit zyrtarizuan thellimin thelbësor të bashkëpunimit strategjik greko-francez, i cili fokusohet tek e ashtuquajtura Doktrina e Ndihmës së Mbrojtjes, sipas së cilës nëse një nga dy vendet kërcënohet ose provokohet, atëherë vendi tjetër do ta ndihmojë atë ushtarakisht.

Kjo marrëveshje kontribuon në pavarësinë evropiane, në forcimin e sovranitetit të Evropës dhe në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ky partneritet nuk është i drejtuar kundër askujt, por na lejon të veprojmë në mënyrë më efektive dhe të ngushtë së bashku për paqen, bashkëpunimin dhe stabilitetin”, u shpreh Macron.

Zhvillimi vjen në një moment kyç për Francën pas humbjes këtë muaj të një marrëveshjeje prej 66 miliardë dollarësh për shitjen e nëndetëseve në Australi. Ndërsa kryeministri grek ka sqaruar se kjo marrëveshje ushtarake ,me e madhja ne 40 vitet e fundit, nuk ka te bëjë me një garë armatimi me Turqinë dhe nuk prek marrëdhëniet e Greqisë me Shtetet e Bashkuara, pasi fuqizimi i Forcave të Armatosura Greke i shërben strategjisë së përgjithshme të vendit brenda NATO -s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA