Presidentja e KE mesazh për integrimin: E ardhmja e Shqipërisë është në BE! Reforma në drejtësi shënon arritje

28/09/2021 10:35

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Layen ka shprehur kënaqësinë që turin e saj në Ballkanin Perëndimor e ka nisur me Shqipërinë.

Përmes një shënimi në Twitter, Von Der Layen thekson se e ardhmja e Shqipërisë është BE-ja dhe me reformën në drejtësi ka bërë arritje.

“I kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor me Shqipërinë. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparimin e mirë në reformën në drejtësi, Shqipëria ka bërë arritje. Tani BE-ja duhet të bëjë gjithashtu”, shkruan Von Der Layen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA