E njohur për rolin në filmin “Batman”/ Ndërron jetë aktorja e famshme amerikane

28/09/2021 17:18

Jean Hale, aktorja e famshme amerikane ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 82-vjeçare.

Ajo njihet për rolet e saj në televizion dhe filma të ndryshëm si “Batman” apo dhe “In Like Flint”.

Lajmin e hidhur e konfirmoi familja e yllit për “Fox Neës” duke u shprehur se ajo ndërroi jetë në gusht në Santa Monica, Kaliforni.

Ajo më parë ka qenë e martuar me aktorin fitues të ‘Emmy’ dhe ‘Golden Globes’, Dabney Coleman gjatë viteve 1961-1984 dhe kanë bashkë tre fëmijë: Kelly, Randy dhe Quincy.

Jean është e famshme për paraqitjen e saj në “In Like Flint”, ndërsa në po të njëjtin vit u shfaq në dy episode të “Batman” si Polly.

Ajo u shfaq dhe në filma të tjerë duke përfshirë Taggart (1964), Oscar (1966) dhe Masakra e Shën Valentinit (1967) dhe në televizion në Perry Mason , The Alfred Hitchcock Hour , Bonanza , The Fugitive , Haëaii Five -O , Marina e McHale , Marsiani im i preferuar , Heronjtë e Hogan , Ëest Ëild and Mod Squad.

FOTO GALERI
4/11

Top Channel