Në nisje të vitit të ri akademik 2021-2022 për shkollat e bashkive të qarkut Vlorë, në zyrën arsimore të bashkive Vlorë-Himarë numërohen 13 555 nxënës në total, ku 1007 prej tyre janë nxënës të klasave të para. Shkolla publike numërohen 43, ndërsa private 11.
Për zyrën arsimore Selenicë janë: 1376 fëmijë në total.
-340 kopshti
-111 klasa e pare
– 97 klasa e 10 ,
Në Selenicë janë 14 shkolla qendër edhe 10 shkolla vartëse.
Në një dalje për mediat situata detajohet nga kreu i zyrës vendore të bashkisë Vlorë, Alma Bakiu. Viti i ri arsimor ka sjellë tkurrje të ndjeshme të nxënësve që regjistrohen për herë të parë.
E-Albania nuk funksionoi. Nxënësit e gjimnazeve janë orientuar drejt një gjimnazi të vetëm. Ndërkohë që shkollat e tjera rrezikojnë mbylljen. Vetëm një gjimnaz ka 11 paralele me mbi 30 nxënës në klasë. Shkollat e tjera rrezikojnë mbylljen.
Në lidhje me këtë çështje drejtorja e Zyrës Arsimore Vlorë e justifikon se kjo është zgjedhje e nxënësve, për shkollën më të mirë.
Po kështu Vlora paraqet edhe probleme infrastrukturore me disa shkolla. Sa i takon shkollave të mbyllura, këtë vit në Vlorë është mbyllur vetëm shkolla e Oshtimës dhe fëmijët kanë kaluar në fshatin pranë Panaja.
Top Channel