Modelet e veshjeve në Javën e Modës në Nju-Jork dhe Londër janë ide unike për përditshmërinë.
Për t’u frymëzuar për veshjet gjatë vjeshtës dhe dimrit që po vjen hidhuni një sy fotove më poshtë.
Editorët dhe influencuesit tashmë kanë zbritur në rrugë me stil të kryeqytetit italian të modës, për të parë se çfarë kanë rezervuar stilistët e famshëm për sezonin e ri.
Milano është qendra e pëlhurave luksoze, rrobaqepësive të rafinuara dhe të gjitha gjërave elegante.
Ekziston një arsye që Milano është kryeqyteti i modës: është shtëpia e një numri të madh të markave më të lavdishme, të disenjatorëve në planet. Dhe dy herë në vit, është shtëpia e javës së modës, ku njerëz të njohur dhe të apasionuar pas stilit, zbresin në rrugët e Milanos dhe japin shfaqjen e tyre të veshjeve e kombinimeve më të bukura.
Top Channel