Makinë bombë, pallatit presidencial/ Somali, shpërthimi vret rojet dhe kalimtarët

25/09/2021 21:40

Një makinë bombë shpërtheu përpara një postblloku në afërsi të pallatit presidencial të Somalisë duke i marrë jetën 8 personave.

Përgjegjësinë e sulmit e mori organizata terroriste Al-Shabaab.

Ahmed Mudey zyrtar i policisë lokale tha se 8 të vrarët janë qytetarë të cilët ishin në ecje në atë zonë, ndërsa 7 të tjerë u plagosën nga shpërthimi.

Një dëshmitar okular tha se makina-bombë shpërtheu në momentin e ndalimit nga policia për të kontrolluar dokumentet e shoferit.

“Normalisht pika e kontrollit ndalon makinat duke parë vlefshmërinë e lejes përpara se të avancojnë më tutje. Kjo makinë nuk iu bind urdhrit për të ndaluar por shtoi shpejtësinë” tha dëshmitari okular Mohamed Hassan.

Grupi terrorist Al-Shabaab përmes një deklarate mori autorësinë e sulmit duke thënë se ishte një operacion ku në shënjestër ishin rojet e postbllokut kryesor në pallatin presidencial.

“Atje ishin komandantë dhe zyrtarë të tjerë momentin kur ndërmorrëm sulmin” thuhet në këtë deklaratë.

AFP thotë se ky grup xhihadist kontrolloi kryeqytetin e Somalisë në vitit 2011ndërsa tani ka nën kontroll zona rurale duke ndërmarrë herë pas here sulme ndaj qeverisë e civilëve në Mogadishu.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA