Kreu i Kombeve të Bashkuara António Guterres dukej se kritikonte dje në fjalimin e tij në Asemblenë e Përgjithshme fluturimet private në hapësirë duke përmendur me ironi “miliarderët që bëjnë xhiro nëpër hapësirë, kur të tjerë janë të uritur në tokë”.
Sekretari i Përgjithshëm tha se turizmi hapësinor është pjesë e humbjes së besueshmërisë në një botë ku disa mendojnë për fluturimet turistike miliona dollarëshe, kurse të tjerë janë të uritur apo nën thundrën e luftës.
Guterres tha: “Përvec krizës klimatike dhe pandemisë, një tjetër sëmundje po përhapet në botë; ajo e mosbesimit. Kjo përfshin edhe rastet kur shihen miliarderë që bëjnë xhiro në hapësire, ndërsa të tjerë janë të uritur në tokë”.
Ai shtoi se çështje të tilla po bëjnë që njerëzit të humbasin besimin te institucionet, përfshi dhe te OKB.
Guterres nuk përmendi emra specifikë por komentet e tij i drejtoheshin biznesmenëve si Jeff Bezos, Elon Musk e Richard Branson që kanë nisur së fundmi bizneset e tyre private të fluturimeve në hapësirë.
Në deklaratë thuhej: “Kur amerikanët normalë paguajnë taksa për çdo biletë avioni që blejnë, edhe miliarderët që fluturojnë në hapësirë për të mos prodhuar asgjë me vlerë shkencore, duhet të bëjnë të njëjtën gjë.”
Një tjetër panelist përmendi kritika të ngjashme. “Të ishte për mua, do të përdorja burimet financiare për qëllime të tjera”, tha Drew Shindell, profesore e shkencave tokësore në Duke University.
“Nuk besoj se janë kohë dhe përpjekje me shumë vlerë. Ato nxisin tregun e aksesit te hapësira kështu që nuk janë totalisht të këqija”.
“Por do të ishte mirë që ata njerëz të dhuronin një çmim in ekuivalent edhe për kauza të tjera, si ajo e mjedisit për shembull” tha ajo, duke folur në një panel në Toulouse, Francë.
Top Channel