‘Mendova se ishte i pastrehë’/ Nicolas Cage dëbohet i dehur nga restoranti në Las Vegas (foto/video)

24/09/2021 16:56

Aktori i njohur amerikan Nicolas Cage është fotografuar së fundmi duke u përzënë nga një restorant në Las Vegas, në dukje i dehur, pas problemeve që kishte krijuar me stafin.

Një prej aktorëve më të dashur të vendit ishte parë i ulur këmbëzbathur në restorantin Lawry’s Prime Rib para se anëtarë të stafit ta shoqëronin përjashtë.

Fituesi i një çmimi Oscar shihej që mezi arrinte të vendoste këmbën në shapkën e tij kur drejtuesit i kërkuan të vishte sendet e të largohej.

Në pamjet e regjistruara nga kalimtarët Cage shihet më tej që nuk i lejohet hyrja në restorant, në episodin që besohet se ka ndodhur më 13 shtator.

Burimi që dërgoi pamjet për të përditshmen The Sun, tha: “Ishim në barin Lawry’s kur pamë atë që në fillim besonim se ishte një i pastehë, totalisht i dehur dhe sherrxhi.

“U shokuam kur pamë që ishte Nicolas Cage. Nuk ishte fare në vete dhe nisi të konfliktohej me stafin. Ai fliste pa sens dhe ecte kembezbathur.

Aktori më pas kishte pranuar se kishte pirë disa uiski e tekila dhe u shoqërua për në shtëpi nga një prej klientëve të barit.

Pamjet video i gjeni ketu.

Zhvillimi është i pazakontë pasi Cage ka qenë i zënë kohët e fundit me promovimin e filmit të tij të fundit Prisoners of the Ghostland (Të burgosur në vendin e fantazmave).

FOTO GALERI
2/7
Cage ishte parë i ulur këmbëzbathur në restorantin Lawry's Prime Rib para se anëtarë të stafit ta shoqëronin përjashtë.

Top Channel