Kozaku zbulon si u rrëmbye sapo doli nga shtëpia: Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Më lanë të lirë se jam psikolog…

24/09/2021 18:09

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit”, i cili u rrëmbye nga katër persona për shkak të një sherri që kishte nisur nga rrjeti social me të dënuarin me burg përjetë në Greqi, Fabio Dushku.

Kozaku u gjet nga policia dhe pas disa orësh foli në rrjete sociale për rrëmbimin duke treguar detaje se si ka ndodhur ngjarja. I riu tha se 20 persona e ndoqën sapo doli nga shtëpia dhe i ndaluan rrugën kur hipi në taksi.

Me kërcënimin e armës, e futën me forcë në një makinë tip Golf, ku e goditën me grushta. Sipas tij, shpëtoi nga duart e tyre pasi i bindi me fjalë.

“Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë. Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë.

I binda me fjalë se jam psikolog, edhe pistoletën ta kem në gojë m’u s’me vrasin se i bind me fjalë mos me m’vra. Më lanë atje në pyll dhe kam ardh me atë Danielin, vëllain e Fabios dhe një djalë tjetër poshtë, se ata tjerët nuk erdhën. Poshtë erdha me Danielin edhe më tha madje a do lekë, a të të japim naj gjë se u trembën edhe ata…. M’u s’më kanë bo asgjë, m’u veç më kanë marrë me armë. Se me armë të marrin o bisha…”– ka treguar ai.

FOTO GALERI
2/13
Fabio Dushku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA