Gorillat shokojnë vizitorët e fëmijët me veprimet seksuale në kopshtin zoologjik (fotot)

24/09/2021 17:35

Majmunët primatë gjendeshin përpara xhamit ndarës me vizitorët kur nisën intimitetin me njëri-tjetrin dhe nuk e vranë mendjen fare per prindërit qe ndalonin fëmijët e tyre t’i shikonin.

Çifti i eksituar i gorillave nisi veprime seksuale orale para një grupi fëmijësh në kopshtin zoologjik të Bronx në New York City.

Veprimet e rënda u panë nga një baba që kishte sjellë fëmijët për një ditë zbavitjeje.

“U shokova, nuk e kisha idenë se diçka e tillë ndodhte në botën e egër”, tha ai për të përditshmen vendase New York Post.

Në pamje dy gorrillat shihet që afrohen për një përkëdhelje, por shpejt ajo kthehet në një veprim publik seksual.

Aktet shokuan të gjithë të rritur e të vegjël.

“Oh Zot, mos!” dëgjohet një prej dëshmitarëve, që më pas u thotë fëmijëve: “Mos shihni!”

Fëmijët nisin të qeshin teksa prindërit e tyre mbulojnë fytyrën.

Një nga të pranishmit tha më pas: “Isha duke parë gorrillat me vajzën katër-vjecare dhe mbesën. Nuk e dija se na priste kjo performancë”.

Pamjet u shpërndanë më pas në rrjetet sociale ku përdoruesit shprehnin ironinë e tyre.

“Në çdo vend, në çdo kohë,” shkruante një prej tyre.

Një tjetër shkruante: “Bëjeni siç e bëjnë në Discovery Channel”, duke iu referuar titullit vulgar të një kënge.

Të tjerë përdorues ankoheshin se gorillat nuk kanë vende të tjera ku të gjejnë intimitet në hapësirën e tyre.

FOTO GALERI
2/3
Çifti i eksituar i gorillave nisi veprime seksuale orale para një grupi fëmijësh në kopshtin zoologjik të Bronx në New York City.

Top Channel