Të enjten (23 shtator) në Kosovë janë regjistruar edhe 2 raste të vdekjes nga koronavirusi, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor ka njoftuar se janë regjistruar edhe 133 raste të reja të të infektuarve bazuar në 4.139 mostra të testuara.
Autoritetet shëndetësore kanë konstatuar se nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 805 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.077.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 159.000 raste të infektimit.
Prej tyre 2.919 persona kanë vdekur. Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 455 pacientë.
“Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensive”, thuhet në njoftim.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 474.783 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi./ REL
Top Channel