Evropa propozon ligjin: Të përdoret një karikues për të gjitha pajisjet elektronike

23/09/2021 16:38

Komisioni Evropian njoftoi sot planet për promovimin e legjislacionit që do të detyronte prodhuesit e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike, që të përdorin karikues të përbashkët, të tipit USB-C, për të gjitha produktet e tyre.

Përveç lehtësimit të konsumatorëve evropianë, nisma synon të zvogëlojë mbeturinat elektronike.

Lëvizja pritet të ketë ndikimin më të madh në kompaninë Apple, e cila vazhdon të përdorë lidhësin e vet Lightning në vend të USB-C të miratuar nga shumica e konkurrentëve të saj.

Përveç telefonave celularë, rregullat do të zbatohen për pajisjet e tjera të tilla si tableta, kufje, altoparlantë portativ, tastierë për lojëra video dhe kamera.

Sipas propozimit të Komisionit, konsumatorët gjithashtu do të jenë në gjendje të blejnë pajisje të reja elektronike pa karikuesin të përfshirë në paketë.

Për t’u bërë ligj, propozimi për një direktivë duhet të votohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli. Nëse miratohen përfundimisht, siç pritej, prodhuesit do të kenë 24 muaj kohë për të vënë në zbatim rregullat e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA