“Do një natë njërën, një natë tjetrën”/ Mikela nuk përmbahet, Ritvana zbulon përse e telefonoi Argjendi në 2 të natës

23/09/2021 20:45

Telefonata e Argjendit për Ritvanën ka nxitur shumë diskutime në studio. Ai e telefonoi në 2 të natës për t’i kërkuar që të takoheshin, por nuk u takuan sepse Argjendi thotë që logjikoi ndryshe.

Në puntatën e sotme, kur u transmetua takimi me Mikelën, Ritvana tha se dyshon që Argjendi donte të fliste me të sepse ajo i bëri të qartë që nuk do të jetë pjesë e një trekëndëshi por do të vijonte njohje me djemtë e tjerë.

Ritvana: Do më telefonoje  se të thashë më parë që nuk më pëlqejnë trekëndëshat? E pashë që është pas Mikelës dhe i thashë që pavarësisht se më pëlqen, do vazhdoj të njoh djem të tjerë.

Argjendi: Pse duhet të dorëzohesh kaq lehtë?

Mikela: Kush je ti që të vijmë pas teje? Një natë njërën, një natë tjetrën, ç’të duket vetja?

Argjendi: Po them që nuk dorëzohem kur më pëlqen një femër.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA