Covid-19/ Izraeli regjistron numrin më të ulët të rasteve ditore që nga java e parë e gushtit

23/09/2021 01:59

Izraeli shikon dritë në fund të tunelit në luftën kundër pandemisë së Covid-19. Autoritetet në Izrael njoftuan se numri i rasteve të reja është ulur duke regjistruar numrin më të ulët të rasteve ditore që nga java e parë e gushtit.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria izraelite e Shëndetësisë, thuhet se 105.000 teste janë kryer në të gjithë vendin në 24 orët e fundit, nga të cilat 4.800 prej tyre ishin pozitive.

Theksohet se shkalla e testeve pozitive, e cila tejkaloi 7 për qind në fillim të këtij muaji, u ul në 4.6 për qind. Gjithashtu thuhet se me vdekjen e 14 pacientëve në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 u rrit në 7.582 dhe numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 1.244.580.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA