VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është… Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Europës të rikthehet te guximi i themeluesve të saj, përballë ringjalljes së nacionalizmit.
Ai foli të hënën në qytetin francez të Metzit, pranë kufirit me Gjermaninë, në prani të Papës Leonit të Katërmbëdhjetë. Sipas Macronit, Europa duhet të gjejë guximin për t’u bërë forca e paqes, pavarësisë dhe demokracisë që synonte të ishte që në themelimin e saj.
Presidenti francez kërkoi që vendet europiane të mos tërhiqen në vetvete dhe të mos i dorëzohen urrejtjes ndaj të tjerëve. Ai paralajmëroi veçanërisht kundër rikthimit të nacionalizmave që përçajnë vendet e kontinentit. Për Macronin, përgjigjja ndaj këtyre prirjeve qëndron te vlerat mbi të cilat u ndërtua bashkëpunimi europian.
Top Channel