VIDEO/ “Unë jam përgjegjës për ferrin tënd”, ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare kërcënon të burgosurin palestinez: Fundi yt është…
Një 39-vjeçar është vrarë dhe më pas është bërë copa-copa në Torino të Italisë. Për ngjarjen e rëndë ka pranuar autorësinë 26-vjeçari Christian Matheus De Oliveira Morando, i cili dyshohet se e ka vrarë Fabio Colapietro gjatë një konflikti për para.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një periudhë kur dy personat e përfshirë po konsumonin drogë.
Nëna e 26-vjeçarit ka rrëfyer për emisionin italian “Ore 11” se djali i saj nuk ishte kthyer në shtëpi prej më shumë se një jave. Ajo tregon se ai e telefonoi dhe i foli në mënyrë të pakuptimtë, duke i lënë të kuptonte se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë.
“Kishte më shumë se një javë që nuk vinte në shtëpinë time. Më telefonoi dhe më tha gjëra të paqarta, duke më bërë të kuptoja se kishte ndodhur diçka shumë e rëndë. Në atë moment i sugjerova të telefononte policinë”, ka treguar gruaja.
Sipas saj, kur i riu telefonoi policinë, ishte i tronditur dhe qante shumë, ndaj ia kaloi telefonin nënës së tij, e cila shërbeu si ndërmjetëse.
“Ai kishte thënë se i kishte bërë keq dikujt”, tregon ajo, duke rrëfyer versionin që i biri i kishte treguar për dinamikën e ngjarjes.
Sipas këtij rrëfimi, 26-vjeçari kishte qenë në një festë ku konsumohej drogë. Ai pretendon se ishte në gjumë dhe, pasi u zgjua, pa një burrë që po i merrte disa sende. Për këtë arsye nisi një përleshje me të, ndërsa në konflikt u përfshinë edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në banesë, pronarja dhe një tjetër i ftuar.
“Pastaj menduan se ky person kishte humbur ndjenjat, por në të vërtetë kishte vdekur”, ka rrëfyer nëna e të dyshuarit.
Ajo ka folur edhe për gjendjen e të birit, duke thënë se ai ka probleme të lidhura me varësinë nga droga dhe çrregullime të personalitetit.
“Djali im nuk është mirë për shkak të varësisë nga droga dhe çrregullimeve të personalitetit që ka. Por, pavarësisht gjendjes së tij, ai i bënte keq vetëm vetes”, është shprehur gruaja.
Sipas saj, 26-vjeçari ka pasur edhe së fundmi disa shtrime në spital, në repartet e psikiatrisë, por është larguar prej tyre pasi nuk arrinte të qëndronte aty.
Top Channel