Burime nga PD kanë bërë me dije detaje nga takimet e kryetarit të PD, Lulzim Basha me krerët e degëve gjatë ditëve të fundit.
Takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga pritoritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.
Sipas burimeve, në takime u tha se ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.
Krerët e degëve janë porositur nga Basha që të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.
Top Channel