Një 58-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka djegur nga pakujdesia, një sipërfaqe toke me shkurre dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe me ullinj.

Autori i zjarrit është Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Goxhas në Shijak dogji sipërfaqen me ullinj në pronësi të një personi tjetër.

Shijak, Durrës

Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak proceduan penalisht shtetasin: Sh. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Goxhas, Shijak, pasi ka djegur nga pakujdesia, një sipërfaqe toke me shkurre dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me ullinj në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 32 vjeç, banues në Xhavzotaj, Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA