Zjarr në Pogradec, përfshihet nga flakët sipërfaqja me shkurre në Qafë Plloçë

21/09/2021 16:41

Një vatër zjarri është regjistruar në Qafe Plloçë, Pogradec.

Sipas informacioneve që Top Channel disponon mësohet se një sipërfaqe prej rreth 5 dynymësh me shkurre është përfshirë nga flakët në zonën e Qafë Plloçës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjës të punëve publike të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tyre.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel